LIFE STYLE

Dëshironi flokë të shëndetshëm? Këto tre sekrete do t’ju ndihmojnë shumë

14:50 - 18.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flokët konsiderohen gjysma e bukurisë për femrat. Por çfarë duhet të bëjmë për të pasur flokë sa më të bukur dhe të shëndetshëm? Këto janë tre produktet që nuk do të besoni se sa të dobishëm janë për flokët tuaja.




Veza

A e dini se vezët ndihmojnë në flokët tuaj për të qenë të butë dhe plot  shkëlqim? Merrni të bardhën e disa vezëve në një tas, lyeni flokët e lagura dhe më pas krihini ato. E bardha e vezës është e pasur në proteinë dhe do t’i  bëjë flokët tuaja më të forta. Ato do të rriten më shpejt pasi majat e tyre nuk do të thyhen.

Majoneza

Majoneza kontribuon në shkëlqimin e flokëve dhe në rigjallërimin e tyre.

Përzieni në një filxhan  majonezë  duke  shtuar një lugë çaji vanilje. Masazhoni flokët dhe mbani produktin për 20 minuta. Më pas lajini ato me shampo.

 Aspirina

Jo shumë njerëz dinë faktin që aspirina e shkrirë përdoret si një trajtim i zakonshëm ndaj akneve. Por a e dini se ajo gjithashtu mund të ndihmojë flokët tuaja? Çdo dy javë, shkrini një aspirinë dhe shtojeni atë në shampon që përdorni kur lani flokët.

Aspirina përmban acid salicilik dhe  ju falë flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.