AKTUALITET

Marrëveshja me Pfizer/ Kuvendi miraton tre aktet normative, i hapet rruga ardhjes së mbi 10 mijë dozave të vaksinës

19:24 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme 3 aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer për sjelljen e dozave të vaksinës ndaj COVID-19.




Për të treja aktet normative deputetët kanë votuar pro 94, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri e cila do të jetë 10 mijë e 700. Në fakt vaksinimi në Shqipëri ka tashmë 1 javë që ka filluar, pasi vendi mori ‘dhuratë’ 975 nga një vend i BE, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Kryeministri Rama gjatë seancës së sotme dha detajet e marrëveshjes, pasi Shqipëria e Pfizer kanë rënë dakord për 500 mijë doza, por tashmë do të vijë vetëm dërgesa e parë, teksa më pas Shqipëria e ka portën të hapur nëse do gjykojë të marrë më tepër doza apo jo.

Sipas tij çmimi i dozave të vakinës është i panegociueshëm me Pfizer, si dhe kjo vaksinë në raport me të tjerat ka shtrenjtësinë. Gjithsesi ai shtoi se kontaktet vijojnë me kompani e vende të tjera.

VOTIMI I AKTEVE NORMATIVE

Akti normativ për dhënien e autorizimit të MSH dhe ministrit të shtetit për Rindërtimit për prodhuesit e vaksinës anti-covid.

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

Miratimi i tekstit të marrëveshjes nëpërmjet Pfizer dhe MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e hyrjes dhe administrimit

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimit të Pfizer me MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.