AKTUALITET

Mësimi online, Ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve publike

19:47 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve publike, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi shprehet se i ka dëgjuar me shumë vëmendje ata mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa nënvizon se është njohur “nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.




Ministrja Kushi thekson faktin se universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik, për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, dhe cilëson se për të pasur një panoramë më të plotë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) është duke përgatitur një sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.

“Teksa u shpreha para rektorëve se MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë” – shprehet ndër të tjera në postimin e saj, Ministrja Kushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.