Kryesore

Probleme me shtëpinë e Maks Velos/ Godina e ish Radio Tiranës drejt shembjes? Margariti: Jo sa të jem unë ministre

21:50 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare

Godina e ish-Radio Tiranës nuk del nga lista e monumenteve sa te jem unë ministre! Ka qenë kjo deklarata e ministres së Kulturës, Elva Margariti para gazetarëve.



Ndërsa inspektoi punimet e vilës se piktorit, Sali Shijaku ajo ju përgjigj interesit të medias për shkatërrimin e godinës së parë të Radio Tiranës pranë rrugës së Kavajës.

Duke folur për probleme pronësie të bartura, ç’ka e ka lënë në mëshirë të fatit, Margariti tha se ka një projekt restaurimi për të.

Duke mos dashur të ndalet te vilat e zhdukura të Tiranës, Margariti tha se në shumë raste shteti dhe privati që posedon shtëpitë nuk bien dakord, ndonëse është ministria që mundet t’i mbrojë kur janë objekte monument.

Margariti foli edhe për problemet e dala nga trashëgimtarët e Maks Velos që duket nuk janë dakord që shtëpia të bëhet muze.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.