Kryesore

Sesioni parlamentar nis me debate/ Gjoni: S’mund të talleni në këtë far feje me marrëveshjen e Pfizer

17:53 - 18.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me debate ky sesion i ri plenar, ku në fokus kanë qenë, mes të tjerash, edhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me kompanitë që kanë prodhuar vaksina kundër koronavirusit, mes të cilave është edhe Pfizer, e cila ka sjellë tashmë një dozë vaksinash në Shqipëri.




Për deputetin Ralf Gjoni kjo është një tallje e ekzekutivit, pasi nuk ka bërë transparente marrëveshjet, që i kushton miliona lekë buxhetit. Por, në sqarimin e tij, kryeparlamentari Ruçi u shpreh se marrëveshja është bërë publike në Konferencën e Kryetarëve dhe është kërkuar që t’iu jepet edhe deputetëve.

Pjesë nga diskutimet

Ralf Gjoni: Ky ekzekutiv nuk mund të tallet në këtë far feje me Parlamentin. Po kërkoj në rendin e ditës tekstin e akteve normative, asnjë shenjë. Deputetët e Kuvendit nuk mundet të shprehen me votim, bazuar thjesht në tituj të lexuar nga kryetari i Kuvendit. Keni kaluar nga debati i madh i vitit të kaluar me ministren Manastirliu për vaksinën Covax, e cila nuk e di se ku po fshihet, se nuk po shohim asnjë gjurmë të saj, në disa vaksina klandestine, deri në marrëveshjen teksti i së cilave mungon. A ka mundësi të ketë transparencë, sepse kemi përgjegjësi të madhe si deputetë për të votuar shuma të mëdha në buxhet për vaksinat, por procedurat duhet të bëhen transparente. Ndryshe po e kthejmë shtetin në një çerdhe.

Ruci: Të lutem, avash, një minutë. Unë bëra një propozim. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit dhe s’ka vend për ta thënë këtë. Më dëgjo, se unë të dëgjova. Të dy aktet unë i kam bërë publike në Konferencën e Kryetarëve, ku kam artikuluar fjalinë “nuk do të botohen”, por deputetët duhet të njihen absolutisht me to. Kështu që s’ka asgjë këtu për transparencë. Kjo është një kërkesë për të gjitha parlamentet dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.