Kronikë

Shkrumbimi i banesës në Pogradec, vëllai i 42-vjeçarit që humbi jetën: Zjarrfikësja s’vinte dot, gomat xhironin në ngricë

11:31 - 18.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë mbi djegien e banesës në Pogradec, ku si pasojë humbi jetën 42 vjeçari Nardi Xhukellari.




Nikolin Xhukellari, vëllai i 42-vjeçarit tregoi për gazetaren Lorena Kodra se ngjarja ndodhi në 4 të mëngjesit, ndërsa theksoi se dhoma e vëllait ishte pushtuar nga flakët dhe se nuk mund ta ndihmonin.

Xhukellari shtoi se punonjësit e zjarrfikëses erdhën në këmbë, pasi makina e zjarrfikëses nuk vinte dot, ndërsa gomat xhironin nga ngrica. Ai tha se i ka nxjerr fëmijët zbathur nga banesa.

“Nga ora 4 e mëngjesit më zgjon nusja dhe më thotë; çohu se po bëhet zhurmë. Kur hapa derën shoh katin e dytë që ishte kapluar nga flakët. Lartë banonte vëllai, dhoma e tij ishte mbushur me zjarr. Nuk bëmë dot gjë që të shpëtonim vëllain. Mora fëmijët dhe nusen dhe dolëm direkt jashtë, s’morëm dot asgjë tjetër. Morëm pastaj në telefon policinë dhe zjarrfikësit.

Punonjësit e zjarrfikëses erdhën në këmbë, pasi makina e zjarrfikëses nuk vinte dot, pasi gomat xhironin nga ngrica. As rroba për fëmijë s’kemi, i kemi marrë zbathur. Mendoj se zjarri ka ardhur nga korrenti, ka bërë ndonjë masë. Instalimet ishin të reja. Lart kati i dytë nuk i kishte instalime të reja, ka qenë pakujdesi e vëllait, pasi ai nuk ishte dhe mirë, ishte i pafuqishëm nga shëndeti”, -tha vëllai i viktimës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.