Kronikë

Dalin të tjera detaje nga ekzekutimi i Hekuran Billës, dy kampionet e ADN-së të gjetura në makinë mund të “fundosin” dajë e nip

17:33 - 19.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimin e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali.




Në automjetin Nissan Micra që mori me qira i dyshuari Mali janë gjetur 3 fije floku nga ku janë përfituar dy kampione ADN. Me vendim prokurorie kampionet do të krahasohen me kampionet e dy të dyshuarve.

Burime nga prokuroria thanë se nëse do të konstatohet përputhshmëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarit, dajë e nip, të cilët sipas prokurorisë organizuan dhe ekzekutuan Billën për motive hakmarrje, përderisa ai kishte vrarë në 2006 në Britaninë e Madhe, të afërmin e tyre Prel Marku, 22 vjeç.

Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish të dënuarin, Hekuran Billa. Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga komanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes.

Hetimet per këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.

Hekuran Billa u ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga gjykata e Krunës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.