Kryesore

Konfirmohen 10,497 të infektuar dhe 377 viktima nga koronavirus në Itali

18:34 - 19.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 10,497 raste të reja me koronavirus, nga 254,070 teste të kryera. Ndërsa, sipas autoriteteve të shëndetësisë, 377 persona humbën betejën me Covid-19.




Pranimet në njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 57, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në pavijonet e tjera Covid-19 u ul me 185 pacientë më pak.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi numëron 2,4 milionë të infektuar dhe 83,157 raste fatale. Ndërsa, aktualisht raste aktive janë 535,524 ndërsa 1,781,917 persona e kanë fituar betejën me virusin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.