AKTUALITET

Mjekja shqiptare humb jetën në Gjermani pas aksidentit të rëndë, partneri përlot me fjalët e tij

10:00 - 19.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeçe, humbi jetën në Gjermani pas një aksidenti rrugor. Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane BILD. Ajo po udhëtonte të enjten me Merdecesin e saj të ri GLA.




Për shkak se po nxitonte, ajo humbi kontrollin e mjetit, goditi një ndarës trafiku dhe u përplas me një shtyllë betoni me forcë. Sipas dëshmitarëve, makina e saj fluturoi në ajër dhe ra në një kanal. Ekipet e emergjencës tentuan ta sjellin në jetën dhe ia dolën për disa minuta. Por në spital ajo ndërroi jetë.

Zemra e saj pushon së rrahuri rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00.

“Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo”, thotë partneri i saj Thorsten Wassermann, 48-vjeç për BILD. Mjeku dhe ajo kanë qenë çift për katër vjet. “Ne dëshironim të martoheshim, të kishim fëmijë…”

Eni, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2016 për të kryer specializimin për mjekësi në Gjermani, preku zemrat e shumë njerëzve.

“Ajo ishte një kolege e imja. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po shpërthente nga energjia e jetës … ”, shkruan Andreas T. në Facebook.

“Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht të përsosur brenda një viti”, thotë Wassermann. “Por ishte gjithmonë e rëndësishme për të që t’i afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërinë, një vend ku familja ka rëndësi“.

Po hetohet nëse shkaku i aksidentit ishte rrëshqitja, shpejtësia e tepërt ose të dyja./syri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.