Kryesore

Don Phenom sapo i hodhi një thumb kolegëve: Gjarpërinj të maskuar si njerëz. Stresi habit me komentin

14:21 - 20.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rep-artisti i njohur shqiptar, Don Phenom tërhoqi vëmendjen pak ditë më parë pas një reagimi në rrjete sociale, ku fliste për disa “hejtera”, për të cilët thoshte se i kishte fshirë nga Instagrami.




Megjithëse, reperi nuk përmendte emra, fakti që kishte hequr nga lista e ndjekësve Ledri Vulën, Gjikon dhe Capital T linte të kuptohej se iu drejtohej atyre.

“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”, shkroi Don Phenom.

Së fundmi ai ka hedhur sërish një “thumb”. Krahas një fotoje që ka shpërndarë në Instagram, reperi ka shkruar: “Unë shoh gjithçka, veçanërisht gjarpërinjtë të maskuar si njerëz.”

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i Stresit: “Jemi të rrethuar prej tyre bro, por më duket se janë gjarpërinj uji.“

https://www.instagram.com/p/CKOHgwOg_HF/?utm_source=ig_web_copy_link


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.