Aktualitet

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Trump qeverisi keq, nuk ishte më patriot se të tjerët

21:37 - 20.01.21 Gazeta Shqiptare

Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Joe Biden mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të ri të SHBA.



Ish-diplomati shqiptar u ndal te paraardhësi i Biden, Donald Trump, duke thënë se ai qeverisi keq në këto katër vite në krye të Amerikës.

Sipas ish-ambasadorit, Trump nuk ishte më patriot se presidentët e tjerë të SHBA, por foli më shumë për patriotizmin, ndërsa shtoi se patriotizmi ka qenë streha e fundit e çdo maskarai.

“Nuk janë 75 milionë njerëz që votojnë Trump, por votojnë partinë. Janë votues republikanë. Idetë e Trumpit, praktika trampiste, modeli që solli në qeverisje, do të mbeten. Ka ende trampistë në Senat, Dhomat Përfaqësuese. Nëse do të marrë përpjekjen për të krijuar një parti, edhe kjo do të ndodhë, por kjo do të jetë një dëm i madh për republikanët. Nuk mendoj se Trump arriti të formulojë një doktrinë dhe nuk mendoj se ishte një president më patriot se të tjerët. Çdo president ka qenë patriot, por Trump foli më shumë për patriotizmin. Por ama e dimë që patriotizmi ka qenë streha e fundit e cdo maskarai. Trump qeverisi keq, brenda në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Amerikës me botën”, tha Tarifa.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.