Kryesore

Meta vlerëson me titullin ”Mjeshtër i Madh” volejbollistin Enis Terihati: Lojtar i kompletuar me tepër autoritet!

20:15 - 20.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar sot me titullin ”Mjeshtër i Madh” volejbollistin dinamovit Enis Terihati. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale kreu i shtetit, ka thënë se është tepër i privilegjuar që dekoron një figurë të shquar sporti dhe një skuadre të suksesshme në volejboll. Ai e ka konsideruar si një lojtar të qetë, të saktë dhe lojtar i dalluar i Dinamo-s.




”E konsideroj një privilegj të nderoj një figurë të shquar të volejbollit shqiptar, dinamotivin virtuoz dhe lojtarin e jashtëzakonshëm të Ekipit Kombëtar, Profesor Enis Terihati ose Niskën e “Dinamo”-s së madhe së viteve ’60 – ‘80, siç njihet nga sportdashësit tanë. Me një inteligjencë të lartë sportive dhe me autoritet në lojë, ai mbetet shembull i lojtarit “Fair–Play”, që nuk shfaqte emocione negative, i saktë dhe i përgatitur për çdo situatë, korrekt me arbitrat dhe i dashur për tifozët, model dinjiteti i qytetarit të kulturuar. Enis Terihati ka qenë titullar i “Dinamo”-s në vitin 1972 kur ajo u rendit në 4 skuadrat më të mira të Europës, që do ta ëndërronim sot të përsëritej për çdo skuadër shqiptare, si dhe titullar në fitimin e 15 titujve Kampion dhe 9 herë të Kupës së Republikës. Për kontributin e madh dhe mjeshtërinë në arritjen e rezultateve të larta, duke ngritur lart famën e dinamovitëve dhe Ekipit Kombëtar, e vlerësova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”- ka thënë Meta.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.