Kryesore

“Rrofsh sa malet”, Rama ia kthen urimin qytetarit në Vorë: Sa ta kemi kismetin

13:46 - 20.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme. Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Rama pa nga afër projektin që do të zbatohet në terren, ku do të ndërtohen pallate dhe banesa private.




Kreu i qeverisë shqiptare tha se në kohën kur morën pushtetin, e gjetën vendin tamam si në ditën pas tërmetit. Ndërkohë Rama duke komentuar deklaratën e Ahmetajt për akuzat e opozitës se në Vorë nuk po bëhej asnjë punim ia ktheu duke thënë; se punën e shohin ata që duan ta shohin.

“Kjo puna e kantiereve është tamam si cikli qeverisës. Pas 7 vitesh ne e gjetëm si ditën tjetër të tërmetit, nga pikëpamja e ekonomisë, e rrëmujës, e gropave, e pirgjeve me rrënoja në çdo sistem, në shëndetësi, në arsim e administratë. Sot ne jemi në fazën përmbyllëse të punës, duke hedhur themelet, janë hapur akset kryesore, vazhdon pastrimi dhe rindërtimit. Është tamam zgjedhja; të vazhdojë dhe të përfundojë, apo të kapen ekskavatorët dhe të kthehen në kioska dhe ato lugës të marrin pas Shqipërinë.”, tha Rama.

PJESË NGA BISEDA

Banori: Ti shyqyr që na sajdise, ke ardhur dy herë. Faleminderit për ça keni bërë, edhe për popullin.

Rama: Për çfarë?! Avash avash, do t’i bëjmë të gjitha

Banori tjetër: Rrofsh, më bërë me shtëpi të reja. Rrofsh sa malet.

Rama: Jo sa malet jo. Sa ta kemi kismetin. Të përqafoj në distancë.

Ahmetaj: këtu para një jave erdhën nga opozita dhe kanë thënë se; këtu nuk është bërë asnjë punë. Larg cinizmit, do ftoja ndonjë nga ata të opozitës që t’i prek gjërat dhe të vijnë në këto ture inspektimi për të parë realitetin.

Rama: Po lere mo, ça do shohin ata fare. Të shikojnë ata që shikojnë. Ai që s’do, nuk shikon.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shtepite e atyre banoreve qe ia prishe me buldazer, sikur i kishe pronat e tua, nuk te nderoi as ty dhe as ate ministrin tend qe te ben llogarite e parave te droges, askush nga ju te dy nuk ka bere publike bilancin e shtetit, as sesa do shpenzohen per rruget, ndertimin e urave te demtuara, sa para do perdoren per pasurite e palujteshme qe ju i shkateruat me ane te termetit, ku mbeten shume te vdekur dhe te plagosur, shume prej tyre akoma jane pa shtepi, jetojne ne cadra ne kete vit te dyte me acar dhe permbytje. Ai kryeminister drogaxhi ka konsumuar aq shume droge, sikur t’i kishte kursyer do kishte bere te gjitha ndertimet e fukarenjve, na cudit e folura e tij prej halabaku, po si nuk mesoi ky njeri te flase ne menyre te kulturuar, si nuk tha nje here te vetme ndonje shprehje prej intelektuali, akoma me batuta halabakesh do prezantohet ky ne popull dhe ne takimet me nderkombetaret, eshte bere turpi i botes, do ta largoje populli me daulle dhe me sharje.

    Përgjigju ↓