Kryesore

Partizani triumfon në derbi, goli i Çinarit nxjerr Tiranën jashtë loje

20:06 - 21.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eraldo Çinari është “heroi” i derbit. Pas një mungese të gjatë për shkak të dënimit nga FIFA, sulmuesit shkodran i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushën e lojës për të vendosur derbin.




Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.

Ky ishte një derbi ndryshe, një sfidë ku si rrallë herë dy ekipet u futën në fushë me një objektiv të qartë, të fitonin për të mbajtur të ndezur ëndrrën për titull. Në “Elbasan Arena”, Partizani dhe Tirana zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim, ku bardheblutë e nisën me “marshin e pestë” duke krijuar rastin e parë për gol pas vetëm 1 minute lojë, Seferi goditi fuqishëm por Hoxha në shtyllën e parë devijoi në këndore.

Të kuqtë e Ilir Dajës reaguan shpejt, Asani fillimisht në minutën e 17-të me një trajektore të bukur ndërsa një minutë më pas Bekaj bën heroin duke ndalur një goditje të fortë të brazilianit Melo

Me kalimin e minutave, ndeshja u s’postua në mesfushë por në çdo rast Seferi dhe Muçi ishte rrezik konstant në zonën e Alban Hoxhës.

Në minutën e 36-të sulmuesi i kombëtares shmangu kapitenin e Partizanit por me portën e boshatisur nuk arriti të dërgoj topin në rrjetë. Ritmi nuk ndryshoj as me fillimin e pjesës së dytë ku Solomon nuk arriti të devijoj krosin e Murataj. Në minutën e 52-të Partizani mbeti me një lojtarë më pak pas daljes më karton të kuq të Jurgen Bardhit, i dyti i verdhë. Gjyqtari Enea Jorgji vendosi shpejt epërsinë numerike në fushë teksa katër minuta më pas ndëshkoi Bathën me kartonin e dytë të verdhë. Zëvendësimet e shumta dhe lodhja fizike bëri që ritmi i ndeshjes të binte ndjeshëm.

Pas afro gjashtë muajsh po futboll të luajtur, Erland Çinari rikthehet në derbi dhe këtë e bën me një gol jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm, një gol që në fund rezultoi një trepikësh i artë që mban të kuqtë në garë për titull.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.