Kryesore

Pse nuk duhet të punoni nga shtrati?

20:10 - 21.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë ata që që punojnë nga shtëpia e dinë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë.




Kur puna është nga shtëpia nuk mund t’i rezistosh joshjes së shtratit. Me fëmijët në shkollë, ose në një apartament të ngushtë, shtrati juaj mund të jetë i vetmi vend ku mund ta merrni me qetësi.

Është janar, bota është e zymtë dhe shumë prej nesh, kanë zbuluar të mirat e punës nga shtrati. Por pas të mirave qëndrojnë disa të këqija.

Dhimbjet e shpinës mund të bëhen pjesë e ditës tuaj nëse qëndroni për një kohë të gjatë duke punuar në shtrat.

Mungesa e produktivitetit është një tjetër disavantazh i punës nga shtëpia. Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejt me kolegët dhe e ambjentit të punës munt t’ju bëj më pasiv dhe më pak kreativ.

Shtimi peshës është një pikë shqetësuese për personat që punojnë nga shtëpia. Vajtja në punë në një farë mënyre na mban në formë, sidomos kur nuk përdorim mjete transporti. Megjithatë pavarsisht disavantazheve për shumë njerëz në këtë periudhë puna nga shtëpia është e pashmangshme. Kështu që mëposht gjeni disa udhëzime se si ta bëni më komode dhe efikase.

Mbani një tryezë portative ose mbajtëse laptopi

Mund të ndryshojë jetën tuaj të punës ose mund të bëhet një pjesë e rrëmujës së padobishme. Është e rëndësishme të mbani laptopin tuaj para jush në lartësinë e syve për të shmangur çdo tendosje në qafë.

Mbani një shportë pranë shtratit

Konsiderojeni si sirtarin e tryezës, ku do të mbanin sendet e nevojshme gjatë orarit të punës si: karikuesi, stilolapsi, fletore, apo dhe disa ‘snacks’.

Merrni jastëkë të rinj

Ju mund të blini jastëkë ergonomikë dhe mbështetëse mbrapa që mund të jetë mjaft funksionale për ju. Sigurohuni që pjesa e poshtme e shpinës suaj të jetë e mbështetur plotësisht duke përdorur jastëkët.

Ndryshoni pozicionin e trupit

Trupat tanë i pëlqejnë ndryshimet, prandaj këshilla ime kryesore është të përpiqeni ndryshoni pozicionin në të cilin punoni. Është gjithashtu e rëndësishmë të përfshini aktivitetin në ditën tuaj, kështu që provoni një rutinë ku të bëni një ecje 10-minutëshe në mëngjes dhe një shëtitje 20-minutëshe gjatë pushimit të drekës.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.