Kryesore

‘’Rakacolli duhet të ishte shkarkuar nga detyra’’, ish-deputeti i PD publikon foton: Qytetarët i gjobisin, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin

13:25 - 21.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një foto të kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sipas të cilit ka shkelur masat anti Covid.




Spahia shkruan se Rakacolli ka qenë në rresht të parë në një takim partie bashkë me Elona Gjebrean, ndërkohë që qytetarët  gjobiten nëse ndodh diçka e tillë. Ndër të tjera, ish-deputeti shkruan se Rakacolli minimalisht duhet të ishte shkarkuar, pasi është e pafalshme që kryetarja e Komitetit të shkelë rregullat vetë e para.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

 

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.