Kryesore

Virtualiteti universitar do vazhdojë! Manual për studentët: Si t’ja dilni me mësimin online

20:30 - 21.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Universitetet në Shqipëri do të vijojnë me mësimin online, gjë e cila u bë e ditur pasditen e sotme, në një dëgjesë virtuale mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve.




Të gjendur në një situatë të pazakontë, studentët do t’i nënshtrohen edhe për një kohë ende të pacaktuar, procesit virtual të marrjes së dijeve.

Si t’i mbijetoni virtualitetit?

Bëni paqe me veten dhe rrethanat

Së pari bindni veten se nuk ka një zgjidhje të ndërmjetme, në fakt nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Bota është në pandemi, ndaj jeta juaj nuk mund të jetë më e zakonshme. Prej muajsh po i lani duart shumë herë më shumë se dikur, prej muajsh i druheni një virusi, prej muajsh dhe në vazhdim mësimi juaj do të jetë online. Fundja jetoni në vitin kur një puthje apo përqafim, mund të vrasë. Çmenduri!

Është mësim në fund të ditës

Virtual apo jo, procesi në fjalë është tepër i rëndësishëm për formimin dhe të ardhmen tuaj. Në fund të ditës jeni ju ata që dilni të fituar, ose humbisni në këtë mes.

Koha që keni nuk ju ofrohet më

Çastet rrjedhin shpejt dhe nëse nuk përpiqeni disi, përmbyllja e semestrit do t’ju gjejë si mos më keq. Koha t’ia lehtësoni punën vetes.

Qëndroni pozitivë

Pa mendoni pak, dëgjoni mësim nga rehatia e shtratit tuaj aq shumë të dëshiruar. Nuk keni as pse e vrisni mendjen gjatë se çfarë do vishni sot. Ej, s’është aq keq sa duket ë?

Nëse nuk do të ishit online në mësim, do ishit në Instagram

Pa mendojeni pak. Çfarë do të ishit duke bërë nëse nuk do të ishit në një klasë virtuale? Me shumë mundësi do të endeshit sa në një foto në një tjetër në Instagram. Momenti për t’u dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.