Kronikë

Vrau kunatën e më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën

15:30 - 21.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dashamir Xhepën, i cili vrau kunatën e tij Lirije Xhepa. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019. Lirije Xhepa u gjet e vrarë pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.




Ai u arrestua dy javë pas krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se e vrau kunatën për motive xhelozie. Pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.

Sipas grupit të hetimit dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me të ndjerën. Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, afër banesës së saj. Ishin banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë mëngjesin e datës 14 Shkurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.