AKTUALITET

Aksident në Elbasan, plagosen rëndë dy persona. Zjarrfikësja nxjerr nga automjeti një grua

15:39 - 22.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.




Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërrn ndërsa bëhet e ditur se në aksident u përfshinë dy automjete.

Një prej të plagosurve, një grua, mësohet se kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.