Kryesore

Djali dhunon nënën dhe njerkun, i nxjerr nga shtëpia me forcë, historia prekëse e 62-vjeçares: Jam rritur jetime

14:18 - 22.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Humbja e nënës është brengë që të gërryen shpirtin. E tillë është brenga e një 62-vjeçareje, e cila vetëm kur ajo ishte 8-muajshe bebe humbi nënën në moshën më të re, vetëm 22-vjeç.




Fati e deshi që vite më pas të humbte edhe babain dhe të endej rrugëve të atij fshati të vogël në të cilin ajo lindi por edhe po rritej. Kjo është historia e Esmas, e cila do trondit zemrat e secilës grua që është bërë nënë, pasi rrjedha e jetës e çoi atë në familjen dhe njeriun e gabuar.

62-vjeçarja u martua me forcë nga nusja e xhaxhait dhe jeta e saj mori tjetër drejtim. Në vitin e parë të martesës ajo bëhet nënë e një djali që sot është 40-vjeç. Sapo lindi u detyrua të largohej nga kjo famije pasi dhuna që ushtrohej nga të gjithë ishte e padurueshme.

Vetëm kur djali u bë 2-muaj nga lindja e tij, ajo martohet me dike tjetër me të cilin solli në jetë edhe dy vajza. Por ngjarjet morën tjetër drejtim, djali që Esmaja dha jetën dhe frymën për të sot e ka braktisur dhe e ka nxjerrë në rrugë.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e saj.

“Jam rritur jetim, nëna më vdiq kur unë kam qenë bebe 8-muajsh, u rrita pa nënën, në moshë 20-vjeçe unë mbeta dhe pa babin pasi dhe ai vdiq. Ai kishte shumë merak për mua se e thoshte gjithmonë që “ti je me halle te mëdha”. Por pas vdekjes e babit nusja e xhaxhit më martoi me djalin e xhaxhit të saj, por martesa ime ka qenë shumë dhimbshme, rrihesha nga vjehrra dhe nga burri.

Në vitin e parë të martesës solla në jetë djalin me të cilin u largova nga banesa e bashkëshortit. Ika sepse vuaja shumë, ika me djalin 2- muajsh dhe më mori halla sepse e kishte porosi nga babi im. Pasi halla më mori ajo më martoi me këtë burrë që jam e divorcuar me letra për shkak të problemeve që më krijoi djali im.

Me bashkëshortin e dytë solla në jetë dy vajza. Mirpo djalit sa mbushi 18 vjeç i mora një furgon qē të punonim me shitjen e patateve dhe qepëve. Por djali im ka qenë dhe është shumë problematik. Marrdhënia e djalit me njerkun nuk ka qenë shumë e mirë që në shkollë të mesme pati kërcje. Djali ndryshoi shumë sapo mbushi 15-vjeç.

Pasi erdhën në jetë edhe vajzat kur djali ishte 15-vjeç me kërkoi pronat. Ka qenë shume problem si njeri edhe në shoqëri, gënjen, mashtronte, i flisja gjithmonë që të ndryshonte pasi unë sakrifikova gjithë jetën për atë djalë. Madje edhe martesa e dyte ishte me kusht me Meleqin pasi i kërkova që mos të kishte tê bënte fare me djalin pasi unë do përgjigjesha për çdo gjë të tij, qoftë edhe për sjelljen. Mirpo gjërat rrodhën djali edhe sot nuk e njeh babain e tij pasi asnjëherë nuk kanë dashur ta njohin njëri-tjetrin. Shkak i gjithë këtij sherri është shtëpia 5-katëshe për të cilën kam investuar dhe punuar shumë. Djali u martua dhe ne i bëmē dasmën sapo mori nusen filluan problemet, pasi ai filloi të më kërkonte që Meleqi nuk duhet të ishte pjesë e asnjë pasurie”,- tha ajo.

“Ajo shtëpi është ndërtuar me kontribut të përbashkët dhe nga nëna dhe nga babi dhe nga ne vajzat dhe nga vëllai. Mami dhe babi kanë punuar shumë, kanë shitur te kompleksi “Xhura” produkte dhe materiale. Punuan shumë fort. Ndërtuam banesën dhe filluan konfliktet për pronsinë, në 2015 u bënë debate shumë të mëdha. Prindrit e mi shisnin gjithçka veç nderit dhe lëndëve narkotike. Mami ka pasur probleme shumë të mëdha shëndetësore. Për këtë gjë jemi në konflikt edhe me motrën në Itali pasi vëllai i tha që kryej t’i shërbimet dhe unë do t’i paguaj. Vëllai im ka pasur një arsye që bëri këtë gjë. Çertifikatat babi ja kishte thënë se çdo gjë është e tij, por ai nuk e besonte. Ai kaloi në pronësi gjithë pasurinë me një deklaratë që babi ja dha për ta bindur që ti do jesh trashëguesi, por me një kusht që ai do i shërbente për gjithcka mamit dhe babit. I kërkova vëllait një sqarim lidhur me këtë situatë dhe ai pohoi se s’dua ta kem këtu’ dhe nusja ime s’duhet të mbajë dy burra”, tregon vajza e Esmas.

“Unë ndihem keq sepse këto probleme janë hapur që në fillim, e kam mbajtur afër sepse shkak edhe mentaliteti, mendoja se do flisnin të tjerët dhe do mendonin që unë jam njerku dhe nuk e dua se nuk është fëmija im. Mirpo sot nuk jam hiç gjëkundi, jam në rrugë të madhe, gruaja më dha divorcin për këto probleme të krijuara”,- tha Meleqi.

“Unë flas ligjërisht, pasi objekti është në pronsi të Meleqit por është kontribut të vajzës e cila është aty në studio. Esmaja dhe bashkëshorti kanë zgjidhur martesë dhe të dy kanë marrë pasuri të ndarë. Por Meleqi nuk ka qenë kontribus dhe nuk ka pasuri por Kujtimi e ka trajtuar si baba. Esmaja ka jetuar veçmas dhe më vonë ata u bashkuan dhe Kujtimi i mbajti, por ata të dy kërkuan ta nxjerrin nga banesa”,- u shpreh avokatja e Kujtimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.