BOTA

E rëndë në Itali, 10-vjeçarja mbyt veten me rrip për të realizuar sfidën e Tik Tok

10:04 - 22.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 10 vjeçe ka humbur jetën, për shkak të një sfide ekstreme në rrjetin social Tik Tok.




Ajo kishte kryer aktin ekstrem të mbytjes dhe përfundoi në koma, por mjekët në Palermo nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Në mes të tensionit për të vendosur se çfarë do të bënin, prindërit ranë dakord për heqjen e organeve.

Prokuroria ka hapur një dosje për të hetuar mbi historinë e fëmijës që humbi jetën si pasojë e lojës në Tik Tok. Mediat italiane bëjnë me dije se kishte vendosur një rrip në fyt dhe e kishte shtrënguar për disa minuta derisa u asfiksua.

Ndërsa hetuesit pritet të shqyrtojnë të gjitha mesazhet dhe bisedat në telefonin e vajzës së vogël për të mësuar nëse ka pasur ndonjë presion nga miqtë.

Një zëdhënës i Tik Tok ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke thënë: “Do të qëndrojmë pranë familjes së fëmijës dhe në dispozicion të autoriteteve. Ne po përballemi me një ngjarje tragjike dhe ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve dhe miqve të fëmijës. Siguria e komunitetit Tik Tok është përparësia jonë kryesore, ne jemi në dispozicion të autoriteteve kompetente për të bashkëpunuar në hetimet e tyre”. 

Sfida e Blackout –  Vajza e vogël mori pjesë në sfidën e Blackout, i cila i bën pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes. Ata që marrin pjesë mbyten derisa të bie të fikët. Videot po përhapen në internet duke shpjeguar se si funksionon. Kjo gjë praktikohej me përdorimin e litarëve ose krahëve të vendosur rreth qafës. Sipas tyre, qëllimi do të ishte përjetimi i tronditjes së të qenit pa oksigjen sikur të ishit 7,000 metra mbi nivelin e detit ose në prag të vdekjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.