Kryesore

“Lumë” sondazhesh në TV-të shqiptare/ Shifrat bashkohen në një pikë, PD është së paku 10% poshtë PS

20:55 - 22.01.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre muaj përpara zgjedhjeve, një seri sondazhesh nga kompani të huaja të pajtuara nga televizione të ndryshme në Shqipëri, japin një ide të përgjithshme se nga do të anojë vota popullore më 25 prill. Pothuajse të gjithë sondazhet konvergojnë në një pikë. Partia Socialiste është ende forcë e parë, por jo vetëm kaq, Partia Demokratike ndjekëse është së paku 10% larg saj.




Ndonëse, rezultati i saktë do të merret vesh pasi të hapen kutitë e 25 prillit, ajo që mund të thuhet e sigurt është se për herë të parë në 30 vite, një parti është ende forcë e parë edhe pas 2 mandateve në pushtet.

Deri tani, janë publikuar sondazhet e kompanisë “Market Research Company” në televizionin “Euronews Albania”, e kompanisë “Notto Sondaggi” në Ora News, e kompanisë “Piepoli” në Report TV dhe e kompanisë “Source” në ABC News.

Përpos këtyre sondazheve për zgjedhjet e 25 prillit është publikuar edhe anketa e “Flame Tree Adviser” në Syri TV, por ai nuk ishte sondazh për zgjedhjet, por me pyetje të tipit “kush mendoni se do të ishte kryeministër më i mirë”.

Edhe televizioni “Top Channel” do të publikojë sondazhin e vet për zgjedhjet e ardhshme. “TCH” ka zgjedhur të pajtojë kompaninë franceze “Ipsos”.

Më poshtë një përmbledhje e sondazheve kryesore të publikuara deri tani në vend.

SONDAZHI NE “EURONEWS ALBANIA”

Bashkimi i të gjitha partive opozitare do t’i kthente zgjedhjet e prillit në një garë kokë më kokë mes pozitës dhe opozitës, zbuloi një sondazh i Euronews Albania, i kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.

Opozita e Bashkuar do të merrte 42.7 për qind të elektoratit, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 44% të votave.

Të pavendosurit janë në masën 7.4 për qind, ndërsa ata që nuk do të votojnë përllogariten në masën 4.6 për qind.

Gara kthehej kokë më kokë nëse të pavendosurit do të duhej të votonin, ku opozita e bashkuar (PD, LSI, PDIU) dhe PS do të merrnin një numër të barabartë votash 47.3%.

Megjithatë, sondazhi zbuloi se prirja e votës shkon drejt PS (41.8 për qind), pasuar nga PD me 28.2 për qind të votave, një hendek ky prej 13.6 për qind të elektoratit.

LSI vazhdon të jetë sipas projektimit forcë e tretë me 10.3 për qind të votave, pasuar nga PDIU me 1.5%.

 

3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.

Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.

SONDAZHI NE “REPORT TV”

Në 25 prill 2021 do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Për kë do të votoni? Ajo që vihet re është se në Tiranë 60 % kanë vlerësuar PS dhe drejtuesin politik të qarkut. PS ka njohur rritje dhe zotëron ende shumicën, krahasuar me zgjedhjet 2017 ku sondazhet treguan se vetëm 48.23 % do votonin pro.  Edhe PD ka njohur rritje në Tiranë, ku 34 % e kryeqytetasve do të votonin atë nëse zgjedhjet do mbaheshin sot. Në zgjedhjet e 2017, sondazhet treguan se vetëm 30.78 % do e votonin PD. Ajo që vihet re është një ulje drastike e votove të LSI-së në Tiranë, ku vetëm 4% do votonin atë, një ulje prej rreth 9 % krahasuar me zgjedhjet e 2017.

SONDAZHI NE “ORA NEWS”

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Anonio Notto.

Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.