Kosova

Numër i lartë viktimash nga COVID-19 në Kosovë/ Humbin jetën 14 persona, konfirmohen 289 raste të reja në 24 orët e fundit

15:45 - 22.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 viktima dhe 289 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë. Kështu, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.




Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.Të nderuar qytetarë,Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 14 raste të vdekjeve që është numri më i madh të rasteve të vdekjeve që nga fillimi i vitit.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve për të gjitha rastet që nuk mundën të fitojnë betejën me COVID-19. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatrrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore.Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.Qytetarë të nderuar,Ju lutemi për kujdes të shtuar!Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike! Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën! Respektoni distancën!

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.