AKTUALITET

Pas takimit me kreun e KED, ambasadorja e SHBA: Tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin dhe…

17:20 - 22.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me një apel pas takimit me kreun e KED, Ervin Pupe. Kim shkruan se duke punuar së bashku KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Por sipas saj, tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin që të plotësohen vakancat në Kushtetuese.




“Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit 2020.

Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara-hap pas hapi”, –  shkruan ambasadorja Yuri Kim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.