Kryesore

Rritja e vdekshmërisë më 2020-ën, Vasili: Shifrat janë pothuajse 6 herë më të larta, fshihet e vërteta

14:54 - 22.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për media ka reaguar për numrin e lartë të vdekshmërisë në vend, ku gjatë vitit 2020 ishte rritur me rreth 6 mijë vdekje më shumë.




Vasili shprehet se një rritje e tillë është e pritshme si pasojë e koronavirusit, por ajo që  dëshmon fshehjen e vdekjeve Covid është fakti se janë regjistruar gjithësej 6 mijë vdekje më shumë.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Shifrat e vdekjeve në Shqipëri në vitin 2020 janë rritur me rreth 6 mijë vdekje më shumë nga mesatarja e disa viteve me radhë. Duke e krahasuar që nga viti 2012 e këtej, mesatarja e vdekjeve në Shqipëri ka qenë 22 mijë vdekje në vit, ndërkohë që këtë vit kemi 28 mijë vdekje, një rritje thuajse 30 për qind.

Kjo rritje sigurisht është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me pandeminë nga Covid-19, një fakt që është vërtetuar në mjaft vende evropiane të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, por problemi kritik qëndron se Shqipëria, nga pikëpamja zyrtare, qeveria e Shqipërisë, ka raportuar rreth 1200 vdekje në krahasim me 6 mijë vdekje që kanë ndodhur e që lidhen në mënyrë të padiskutueshme me pandeminë. Pra, kemi shumë të qartë një situatë ku shifrat e vdekjeve fshihen dhe e vërteta fshihet.

 

Kohë më parë, në dhjetor të vitit që lamë pas, opozita bëri publike që shifrat nuk raportoheshin me korrektesë dhe pikërisht pas këtij denoncimi, edhe vetë shifrat zyrtare u rritën me 200 për qind, por realiteti na tregon se këto shifra janë mjaft më të larta se sa kaq. Pothuajse 6 herë më të larta. Kujt i intereson kjo fshehje e së vërtetës? Kjo i intereson vetëm qeverisë së propagandës që ka zaptuar zyrat e shtetit shqiptar, sepse të mos raportosh shifra të tilla, do të thotë mijëra njerëz që vdesin, pa kujdesin shëndetësor të duhur, familjarët e tyre që nuk njohin shkakun që është Covid-i e që mund të infektohen dhe tua transmetojnë infeksionin të tjerëve, e për pasojë të ketë humbje vdekjesh të tjera.

 

Pra, është një zinxhir c ‘njerëzor pasi në vend që e vërteta të ndihmojë në përballimin e pandemisë, zgjidhet nga qeveria ta fshehë të vërtetën dhe ti lërë gjërat në dorë dhe në mëshirë të fatit. Por, në këtë rast, lënia në mëshirë të fatit do të thotë dëmtim i shëndetit dhe humbje e jetës së njerëzve.

Është fare e qartë që këto diferenca janë vërejtur edhe më parë dhe vetë raportimet që bëjnë bashkitë janë të ndryshme nga ato të qeverisë. Pak javë më parë Bashkia e Tiranës raportonte 119 të vdekur më shumë nga shifrat që raportonte për Tiranën Ministria e Shëndetësisë. Po e njëjtë gjë ndodhte me qytetin e Beratit, ku raportoheshin më shumë vdekje nga bashkia në raport me shifrat e qeverisë. Po e njëjta ndodhte edhe në Shkodër. Pra, është shumë e qartë që qeveria ka zgjedhur të fshehë të vërtetën e të mos përballet me realitetin.

 

Ashtu sikurse bëri edhe me vaksinën ku e keni dëgjuar Kryeministrin, i cili tha që mbi 10 mijë vaksina të tjera do të fillonin të vinin në fillim të javës së tretë, pra që në datën 14-15 janar, e sot jemi 22 janar e asgjë nuk ndodh.

 

Po kështu keni dëgjuar mashtrimet e përditshme që ndodhin me testimet, të cilët lëvizin nga 3500 në një ditë më parë, në 1400 në një ditë më pas, rriten në 2500 një ditë më pas, vetëm e vetëm për të luajtur me lojën e shifrave, që gjoja ulen, por çuditërisht rriten, e të tjera e të tjera lojëra, njëra më e fëlliqur propagandistike, ndërkohë që pandemia është një problem kritik, shumë i rëndë nga pikëpamja shëndetësore, por edhe nga pikëpamja e përballimit të tyre nga familjet, të cilat mundësitë ekonomike i kanë shumë të varfra.

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Qeveria është e sinqertë e thotë shifra të vërteta vetëm kur raporton mbi 40 mijë gjoba, me të cilat masakrohen qytetarët edhe bizneset. Këtu po është e vërtetë, është e pamëshirshme, është e pandjeshme, ndërsa për të raportuar të vërtetën e vdekjeve, që e përsëris, janë 6 mijë më shumë se sa mesatarja e gjithë këtyre viteve, këtu qeveria hesht, bën propagandë, gënjen, shpall Shqipërinë si vendi me më pak vdekje nga të gjithë në Ballkan, duke u bazuar vetëm e vetëm mbi të pavërteta të mëdha dhe mbi gënjeshtra sistematike.

Kjo kohë duhet të marrë fund.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveria që i gënjen e i mashtron edhe për një hall kaq madhor, kritik siç është pandemia. Kanë nevojë për një qeveri që thotë të vërtetën dhe u qëndron pranë atyre. E këtë gjë mund ta zgjidhin vetëm e vetëm më 25 prill ku është mundësia e madhe për tu çliruar nga këto gënjeshtarë dhe njerëz dis-humanë.

Faleminderit të gjithëve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.