BOTA

Skandali në Itali, bluzave të bardha u është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid

11:38 - 22.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skandal është publikuar nga mediat italiane, ku thuhet se në spitalin Rovereto, punonjësve shëndetësor i kanë injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës kundër Covid-19.




Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për ti dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se cfarë ka ndodhur me vaksinën dhe nëse ata kanë fituar imunitet prej saj.

Mediat lokale janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas ”Il Dolomiti”, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.

Nuk dihet ende nëse autoritetet do të hetojnë për këtë skandal dhe për ngatërrimin e dozave të vaksinës kundër Covid-19 me ujin fiziologjik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.