SPORT

Jenson Button rikthehet në Formula 1, por vetëm si këshillues

12:54 - 23.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra Williams në Formula 1, ka konfirmuar se kampioni i botës i vitit 2009, Jenson Button, ka firmosur një kontratë shumëvjeçare me skuadrën angleze. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një rikthim si pilot, por si një këshillues për pilotët. Button u shpreh: “Jam shumë i lumtur që edhe një herë të them se kam firmosur me Williams. Kthehem pas në kohë, kur isha 19 vjeç, dhe ishte një moment që më ndryshoi jetën, dhe pavarësisht faktit që kanë kaluar plot 20 vjet, jam ndjerë sikur nuk u largova kurrë”. Këto ishin fjalët e ish-pilotit britanik, i cili më parë ka garuar me Williams për vetëm 6 gara në vitin 2001, kur shkoi drejt Benetton. Kulmin e arriti me Brawn Gp, me të cilët fitoi titullin kampion në vitin 2009.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.