SPORT

Messi do të mungojë edhe ndeshjen e radhës

10:52 - 23.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas incidentit që bëri bujë në media, kur Leo Messi doli nga fusha me karton të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Bilbaos, mësohet se argjentinasi do të mungojë edhe ndeshjen e radhës ndaj Elche në La Liga. Sipas rregullores, ai mund të pezullohej për 4 deri në 12 ndeshje, por federata vendosi për vetëm 2. Klubi katalanas, menjëherë u vu në lëvizje për ta apeluar vendimin dhe të bënte që Messi të mungonte vetëm një takim. Gjithsesi, apelimi është rrëzuar dhe Leo do të mungojë edhe të dielën dhe më pas do të jetë i gatshëm për të luajtur. Kujtojmë që ndeshja e parë e dënimit u shlye, dhe ishte ajo ndaj Cornella në kupë. Kjo ndeshje mund të quhet si një nga ndeshjet katastrofike të Barcelonës. Pavarësisht fitores 0-2, ajo erdhi pas 120 minutave lojë dhe 2 penalltive të humbura. Ishin Pjaniç dhe Dembele që gabuan nga pika e bardhë, gjuajtjet e të cilëve u ndalën nga portieri vendas. Paraqitja e tij duhet vlerësuar pasi ishte i vetmi që mbajti në lojë skuadrën e tij. Ndërkohë në anën tjetër, spikati mesfushori 18-vjeçar, Ilaix Moriba, i cili bëri debutimin e tij dhe zhvilloi një ndeshje vërtet shumë të mirë me disa pasime kyçe. Pas shortit të hedhur, katalanasit do të përballen me Rayo Vallecano, ndërsa Alcoyano që eliminoi Realin, do të ndeshet me Atletik Bilbao.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.