Bota

Mutacionet e COVID-19/ A po mbërrin vala e tretë?

19:45 - 23.01.21 gsh

Planeti po përballet me kundërsulmin e ri të pandemisë.



Pranimi i kryeministrit britanik për variantin e ri të koronavirusit ka shkaktuar shqetësim.

Boris Johnson konfirmoi se ka indikacione që e bëjnë atë edhe më vdekjeprurës  për pacientët.

Deri më tani, komuniteti shkencor ka konfirmuar se është më ngjitës, por jo më i rrezikshëm.

“Ne u informuam sot që, përveç përhapjes më të shpejtë, tani duket se ka disa prova që varianti i ri – variacioni i zbuluar për herë të parë në Londër dhe Anglinë juglindore mund të shoqërohet me vdekshmëri më të lartë”, tha Boris Johnson në konferencë për shtyp që ai dha në Doëning Street.

Shkencëtarët tani janë përqendruar në faktin nëse dhe në çfarë mase ky mutacion ndikon në efektivitetin e vaksinave.

Kryeministri britanik siguroi se të dy vaksinat e  përdorura në vend mbeten efektive.

 

Në fakt, gjërat nuk janë aq të thjeshta.

 

Kjo sepse tashmë është provuar që vaksinat ekzistuese mund të mos ofrojnë mbrojtjen më efektive ndaj mutacionit të ri B1351 të “Afrikës së Jugut” dhe mund të duhet të ridizenjohet

 

. Ky është një mutacion ndryshe nga ai i Britanisë, e cila po përhapet në pjesën tjetër të Evropës.

 

Mbi të gjitha, mutacioni afrikan tashmë ka arritur në Evropë.

 

Portugalia është një shembull.

 

Sapo ai u prek nga mutacioni britanik i koronavirusit, Portugalia njoftoi se ishte identifikuar dhe rasti i parë i variantit nga Afrika e Jugut.

 

Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock është shprehur se nëse lloji i Afrikës së Jugut përhapet dhe bëhet dominant në Mbretërinë e Bashkuar, ai mund të shkatërrojë programin britanik të vaksinimit dhe ta kthejë vendin në zero.

 

Mutacionet e virusit prekën edhe maskat, të cilat janë një zgjedhje e shpeshtë e qytetarëve.

 

Njëri pas tjetrit, vendet evropiane po shtrëngojnë rregullat për maskat me shpresën se ato do të jenë në gjendje të ngadalësojnë përhapjen e virusit.

 

Të maska kirurgjike apo N95, ose Europian KN95 ose FFP2 konsiderohen më efektive.

 

Ditën e djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nxitoi të sqaronte se maskat prej pëlhure janë akoma po aq efektive, madje edhe kundër shtameve të reja të mutuara të koronavirusit të ri.

 

“Maskat e pëlhurave, jo kirurgjikale, mund të përdoren nga të gjithë njerëzit nën moshën 60 vjeç që nuk kanë ndonjë problem të veçantë shëndetësor,” tha Maria Van Kerkhove, menaxherja e pandemisë së OBSH .

 

Mirëpo, mbetet fakti që Franca tashmë ka dhënë rekomandime në mënyrë që qytetarët të shmangin maskat e pëlhurës .

 

“Rekomandimi im për francezët është që të mos përdorin më maska ??prej pëlhure ,” tha ministri francez i shëndetësisë në një intervistë televizive.

 

Sido që të jetë, mutacionet e virusit  mund të afrojnë valën e tretë të pandemisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.