BLUETOOTH

Nora pajtohet me Robertin. Ja çfarë e ‘tradhtoi’ dyshen e famshme

10:35 - 23.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nora dhe Roberti janë, pa dyshim, një nga dyshet më të dashura për publikun. Ndonëse çifti është ndarë prej vitesh, publiku i sheh ende si një çift. Ata kanë treguar se edhe pas ndarjes, vijojnë të kenë një marrëdhënie të mirë, kryesisht për vajzën e tyre Renne, por edhe për sytë e fansave. Këto ditë kanë qenë të vështira për familjen Berisha, që kanë humbur njeriun e tyre të zemrës. Roberti dhe Patrisi në rrjetet sociale bënë me dije se nëna e tyre ndërroi jetë. Por nuk mungoi as ngushëllimi i Norës dhe i Tunës, që me fjalë të ndjera kujtuan ish-vjehrrën e tyre. Por pak ditë nga kjo ngjarje e dhimbshme, Roberti u pa në Miami, më i relaksuar, dhe duket se po shijonte ditët plot diell. Në fakt ajo që ne nuk dinim ishte se edhe Nora kishte fluturuar drejt Miami-t, duke na shtyrë të besojmë te një rikthim i dyshes. Roberti i ka bërë edhe tag në “Instagram”, teksa luhej kënga e saj dhe e Gjikos. Mediat kosovare bëjnë me dije se dy artistët janë bashkuar tanimë dhe se ka qenë pikërisht miku i tyre DJ Red ai që ka bërë të mundur bashkimin e kësaj dysheje. Kujtojmë se që pas divorcit, Nora dhe Roberti u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe duke udhëtuar jashtë shtetit.

 

Të dy ata menjëherë deklaruan se gjithçka e bënin për hir të vajzës së tyre. Pas martesës së dështuar, ata kanë folur në media lidhur me arsyet që i çuan drejt këtij vendimi, por pa dhënë arsye për motivin e divorcit. Nora u shpreh se me Robertin kanë vendosur të mbesin miq dhe nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë te Renee. “Renee babin e vet e do shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që ‘sa mirë e kemi menaxhuar’. Jemi munduar shumë… Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”, – u shpreh Nora. Nga ana tjetër Roberti në media u shpreh, se nëse do të martohej sërish, ai përsëri do të zgjidhte si bashkëshorte Norën. Duket se edhe pse një divorc paqësor, dyshja ka zgjedhur ta lërë një portë hapur dhe rezultati është se Nora dhe Roberti kanë kaluar disa ditë të nxehta në Miami; si prindër të Renee apo si çift, këtë e dinë vetëm ata të dy.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.