Kryesore

“Provoje në gjyq shpifjen e rradhës”, Erion Veliaj i përgjigjet Dumës: Çdo leje ndërtimi ka emër e mbiemër, dosjet transparente

16:02 - 23.01.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi sot akuzat e opozitës lidhur me përgjimet se ka pasur kontakte mes zyrtarëve të bashkisë dhe mafies italiane të Ndragheta-s. Veliaj shkruan se deputetja e PD-së, Grida Duma do të përballet në gjykatë me padinë për shpifjen e rradhës.




“I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla”, deklaron kryetari i bashkisë.

REAGIMI I PLOTE

Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!

E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.

I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla.

Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mire Lali Era ja ben kesaj kuckes, por me thene te drejten qytetareve te Tiranes ja u rrjep nga “pak” lekuren, asnje leje ndertimi nuk jepet nga asnje Bashki ne Shqiperi e jo me ne Tirane pa dhene pjesen, perqindjen e percaktuar jashte kontrate.
    Cdo rryshfet qe merret nga Bashkite i paguajne qytetaret shqiptare te cileve u perfshihet ne cmim edhe pjesa e paguar per Lali Erin dhe Laleve te tjere.

    Përgjigju ↓