SPORT

Sherri para derbit. Reagon Astrit Mahmuti

08:00 - 23.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siç edhe është marrë vesh, një përplasje mes dy tifozerive rivale ka ndodhur në pjesët rrotull stadiumit, ku edhe është djegur një lokal. Mësohet se lokali është në pronësi të arbitrit anësor Astrit Mahmuti. Ai nuk kishte lidhje me ndeshjen, por thjesht ishte pronari i këtij biznesi. Mahmudi ka treguar për mediat se ishin tifozët e Partizanit ata të cilët u futën dhe shkatërruan biznesin. Sipas tij, ishin 70-80 ultras të Partizanit që sulmuan 9 tifozë bardheblu. Gjatë intervistës ai u shpreh: “Për dëmin erdhi policia, bëri një procesverbal. Kishin ndaluar dy tifozë, por janë shumë pak që kanë ndaluar. Dje kanë qenë 70-80 veta. Dëmi që më është bërë, nuk e di se ku do ta gjejë zgjidhjen. Kjo është pjesa më minimale në këtë histori. Ata djem që u sulmuan këtu ishin bij nënash. Jemi njerëz. Jemi shqiptarë. Sporti bashkon, nuk ndan. Familja ime është tronditur. Dëmi shkon në 3 milionë lekë të vjetra. Këta duan të imitojnë huliganët e huaj, por jemi shumë larg. Kemi të tjera halle. Jam aq i shqetësuar, saqë po kujdesem se çfarë duhet të them. Kërkoj që dënimi të jetë maksimal, sikur të jetë dhe im vëlla. Të marrë fund, sepse nuk shkon kështu. Ata djem dje janë rrahur barbarisht, vetëm të vdisnin kishte mbetur. Ata ishin tifozë të Tiranës. Ishin djem të kulturuar. Nuk provokuan askënd. Vijnë dhe i godasin barbarisht. Njëri që i udhëhiqte ishte një djalë i shëndoshë, kapoja i ultrasve të Partizanit. Ngaqë isha i tronditur, nuk doja të merrja dikë në qafë që është i pafajshëm. Atë që u arrestua e kam parë herë të tjera”. I pyetur nëse ka lidhje me detyrën, ai tha se ishte e pamundur të kishte të bënte me punën e tij si gjyqtar. Shpesh kemi parë episode të tilla mes dy tifozerive kryeqytetase dhe është e sigurt që nuk do të ndalen.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.