SPORT

Surpriza në Angli, Odegard shkon te Arsenali

11:53 - 23.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se e ardhmja e Martin Odegard do të jetë te Arsenali. Lojtari ka vendosur t’u bashkohet “topçinjve”, pavarësisht negociatave të avancuara me Real Sociedad. Oferta e Arsenalit, duket se e joshi më shumë mesfushorin, i cili do t’u bashkohet londinezëve në formë huazimi. Odegard nuk po gjente shumë hapësira te Reali dhe Zidane nuk e kishte në plane. Ky transferim duket se do t’i shërbejë atij për t’u rritur si futbollist dhe ndoshta, pse jo, për të zënë një vend në ekipin e Zidane. Ky i fundit ka marrë një lajm të keq, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojë në stol për 2 javët e ardhshme. Në media ka shpërthyer gallata, ku tifozët thoshin se kjo ishte e vetmja gjë “pozitive” që i ka ndodhur francezit këtë javë, duke iu referuar eliminimit në Kupën e Spanjës nga Alcoyano.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.