AKTUALITET

I vunë tritol në makinë, biznesmeni: Nuk kam dyshime

13:10 - 23.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes mëngjesin e sotëm, ku ndërtuesit Saimir Nasi i vunë tritol në makinën e parkuar në garazh, ai është prononcuar për Top Channel.




Biznesmeni u tregua i rezervuar duke thënë se nuk kishte dyshime për persona të tjerë që mund t’i kenë vënë tritolin. “Nuk kam dyshime. Deklarimet e tjera i kam dhënë në polici”, tha Nasi.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i vënies së tritolit në makinën e tij Porsche mëngjesin e sotëm në garazhin ku makina e tij ishte e parkuar në fshatin Qesarakë në Tiranë.

Makina tip Porsche shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.