Kronikë

Arrestohen 5 persona në Lezhë, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, policia jep detaje

11:45 - 24.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka vënë në pranga  5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme kriminale. Tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim.




Në pranga është vënë 48-vjeçari A.D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”.

Është arrestuar edhe F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, policia në Lezhë ka kapur dhe ndaluar Gj.B.,53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ,për vepren penale “Dhunë në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.P.,18 vjeç,banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi.

K.N.,31 vjeç,banues në Kurbin ,pasi është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.