Aktualitet

Berati raporton 37 raste të reja nga COVID-19, mes të infektuarve disa mësues e nxënës

20:17 - 24.01.21 gsh

37 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në qarkun e Beratit. Mësohet se mes të infektuarve ka mësues e nxënës në shumë shkolla të qarkut.



1 mësuese në shkollën “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësuese në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Veleshnje, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Vokopolë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Çiflik, 1 nxënëse në shkollën e mesme “Muhamer Janina” në Urë-Vajgurore dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19. Raste të regjistruara “pozitive” janë konfirmuar edhe në: Spital,komuna,reparte ushtarake dhe biznese private.

Përveç infektimeve në shkolla,rastet e tjera të të infektuarve me Covid-19 janë të shpërndara si më poshtë:
-1 shofer ambulance në Spitalin e Beratit,
-1 ekonomiste në Alfa Bank,
-1 specialist në administratën e Komunës Vërtop në Poliçan,
-1 ushtarak në Forcat e Armatosura në Kuçovë,
-1 ekonimist në Repartin Ushtarak në Poshnje,

-1 inxhinier nga Kuçova në Ministrinë e Energjitikës dhe Transportit,
-punonjës në Fabrikën e Miellit Berat.
-1 teknik në një servis makinash në Berat.
23 raste e tjera rezultojnë të jenë raste kontakti,të papunë dhe pensionistë. Numri i rasteve me Covid-19 ka njohur rritje gjatë muajit Janar 2021 dhe numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 834.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.