Kronikë

Goditi të ëmën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

10:48 - 24.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij.




Mësohet se, pas marrjes së njoftimit se shtetasi me iniciale L.Xh. ishte duke i rrezikuar jetën të ëmës në banesën e tij, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka neutralizuar dhe vënë në pranga 41-vjeçarin.

Bëhet me dije se L.Xh. e ka dhunuar nënën e tij duke e goditur me dru, ndërsa ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 41-vjeçarit, gjatë kontrollit që iu bë, iu gjetën në trup edhe dy thikë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e shoqërimit policia i gjeti në trup edhe dy thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

  1. Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.