Kronikë

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detaje: Autorët qëlluan me breshëri plumbash,i riu ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal

19:02 - 24.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje nga vrasja e 32-vjeçarit Ilir Kuçi.  Policia e Durrësit, njofton se 32-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri mbasditën e sotme ka ndërruar jetë në spital.




Sipas uniformave blu, shtetasi i plagosur Edmir Bregu që ka ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës, pasi nuk ka mundur dot t’ju mbijetojë plagëve që ka marrë.

Mësohet se Kuçi, është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë teksa Policia po bën krehjen e zonës.

Sakaq, nuk ka ende informacion mbi të shkuarën e Edmir Bregut apo Ilir Kuçit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.