Kronikë

Vrasje në Durrës, 32-vjeçari qëllohet me breshëri kallashnikovi gjatë konfliktit (Emri)

18:10 - 24.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 16 në Durrës.




Sipas policisë, 32-vjeçari Edmir Bregu me emër të ndryshuar në Ilir Kuçi , është qëlluar me armë zjarri në këmbë teksa ka ndërruar jetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Në komunikatë, saktësohet se policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e  autorit.

 

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për se Edmir Bregu u qëllua gjatë konfliktit prej autorëve me breshëri kallashnikovi disa herë. Autorët mundën të largohen duke shfrytëzuar shiut e rrëmbyeshëm, errësirën dhe zonën periferike ndërkaq në komisariat janë shoqëruar një numër i shumtë dëshmitarësh okularë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Informacion shtesë.

Shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.