Kosova

10 viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus në Kosovë

15:14 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 311 raste të reja nga 1,903 teste të kryera. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 10 qytetarë.




Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 51.081 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.852.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.