Aktualitet

Dosja e plotë e Antimafias italiane/ Ndërhyn për tenderat në Tiranë, roli i Europarlamentarit Lorenzo Cesa në rrjetin mafioz të Ndragheta-s

19:49 - 25.01.21 Gazeta Shqiptare

Janë zbardhur përgjime të reja të Antimafias italiane, ku përmenden emra të lidhur me qeverinë shqiptare, të përfshire në pazare për tendera e koncesione. Në dosjen e plotë prej rreth 1500 faqesh, janë zbardhur përgjime telefonike të disa sipërmarrësve e politikanëve italiane të lidhur me grupin kriminal Ndragheta, që implikojnë edhe personazhe shqiptare, të cilët shihen si pika referimi për eksponentë të mafias, shkruan BW.



Gjatë një bisede të sipërmarrësit Antonio Gallo, e zhvilluar me 28 tetor 2017, del në drite ryshfeti prej 20% që sipas tij, duhet te paguash për te fituar tender apo koncesion ne Shqipëri.

PERGJIME

Gallo: e çova tek njeri, njeri…ku eshte SOL

Burri: Po…

Gallo: “komandon presidentin…..Kryeministrin….edhe i kam thënë qartë….në sy të Lucianos….i thashë më jep prokurën e ENI inc….se marrin 20% (rryshfet) ato”

Burri: “Po..”

Gallo: “…ok?…në Janar edhe në spitale….në janar…

Në një tjetër bisedë mes politikanit Tomaso Brutto dhe sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, flitet për korrupsionin ne qeverinë shqiptare dhe planet për të ndërhyrë në tenderat e spitaleve. Talarico thotë se në Shqipëri është një terren i virgjër dhe nuk bëhen fare garat për tender, thjesht “thirret një biznes” për te bere projektin.

PERGJIME

BRUTTO: “… atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 leke taksa, paguan ato taksa e pastaj bëj c’të duash….por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash …”.

TALARICO: “po por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat…është realisht legale).

BRUTTO: “për shembull ne aty nëse do të mund të hyjmë në spitale….sepse ne mund të furnizojmë shumë gjëra, doreza, maska gjithccka që ka lidhje me spitalet, për kirurgët, ato tutat e kirurgëve, ato këpucët për kirurgët “.

Në mesin përgjimeve del ne drite edhe nje shqiptar me emrin Nik, I cili duket se  është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai pershkruhet si njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në vendin tone.  Sipërmarrësit e përgjuar nga Antimafia italiane e kane takuar Nikun ne mars te vitit 2018 ne Shqiperi dhe ai u ka sqaruar se si funksion ndërtimi I kullave, duke folur edhe per koncesione 30 apo 50 vjeçare..

PERGJIME
GALLO : Grataçelat më the…
NIK: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…
GALLO :… Jo po është një tjetër mik që…
GALLO : … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)
BRUTTO :… Çfarë ka?
GALLO : Fonde…

Ne dosje del ne skene edhe Europarlamentari Lorenzo Cesa, i cili në baze te përgjimeve duket si njeriu qe koordinon ndërhyrjet e nevojshme për tendera e leje në Tiranë.

Gjithashtu Anti-mafia italiane gjatë përgjimit të një bisedë në datë 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Brutos, djalit të tij Saveriio dhe Erkole D’Alessdandros, zbulon se si ata kanë korruptuar me mocarella, mish derri dhe  pako me ushqime, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.

Faktikisht  Anti-mafia nuk shpjegon nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo fjalë të koduara për diçka tjetër, por ngrihen dyshime se  Ndragheta kishte mbërritur deri te krerët e policisë së Tiranës dhe zyrtarë të lartë në atë kohë.

Ajo qe bie ne sy ne dosjen voluminoze është edhe mënyra se si planifikohet të  dërgohen në Shqipëri paratë e pista, kryesisht duke përdorur rrugët detare. Në bisedat telefonike Shqipëria cilësohet si i vetmi vend ku paratë mund te depozitohen lehtësisht edhe përmes mjeteve të lundrimit.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.