Bota

E rëndë/ Nëna mbyt me sfungjer djalin 10 vjeç, pranon vrasjen makabre të të birit në gjyq

15:00 - 25.01.21 gsh

Olga Freeman,një grua 40 vjeçare ka vendosur një sfungjer në gojën e djalit të saj 10 vjeçar dhe e la të vdiste pranë lodrave të tij, në apartamentin e saj në anën e Londrës Perëndimore.



Djali vuante nga sindroma Cohen, një çrregullim gjenetik i cili është i karakterizuar nga vonesa e zhvillimit, ku përfshihen edhe aftësia e kufizuar, madhësia e vogël të kokës, muskujt e dobët dhe dëmtim të shikimit.

Ditën e sotme u zhvillua një seancë dëgjimore virtuale në Old Bailey, shtetasja ruse Freeman mohoi vrasjen e djalit të saj por pranoi vrasjen si shkak i pakujdesisë së saj. Avokatja e saj e mbrojtjes ka thënë për trupin gjykues se ajo vuante nga një sëmundje depresive, dhe kjo u bë shkak për krimin e rëndë.

Nga hetimi i cili u hap në Gusht u zbulua se ajo i kishte dhënë atij një ilaç për të fjetur para se të vinte sfungjerin në gojën e tij. Ajo më pas përdori reçipeta për ta lidhur atë në vend dhe thirri shoqen e saj për të rrëfyer.

Babai i Dylanit Dean Freeman në një deklaratë më parë për djalin e tij tha: “Dylan ishte një fëmijë i bukur, i ndritshëm, kureshtar dhe artistik, i cili donte të udhëtonte, të vizitonte galeritë e artit dhe të notonte. Ne kemi udhëtuar gjerësisht gjatë viteve së bashku duke kaluar kohë të paharrueshme në vende përfshirë Brazilin, Francën dhe Spanjën. Nuk mësohem dot me humbjen e tij”.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nje cmenduri, vetem femer, grua, ose nene, nuk mund te quhet kjo qenie njerezore, cdo lloj semundje ose difekti gjenetik qe mund te kete femija qe e linde pas 9 muajve te mbajtura ne barkun tend, ate femi qe i degjoje rahjet e zemres, kenaqeshe qe pa lindur ai femi, I dhe qumesht nga gjiri yt, ke qeshur me te, por dhe mbase je lodhur me te, por si gjithe nenat ne bote, besoj se kafshet bejne te njejten kujdesje per kelyshet e saj, sepse keshtu quhen, une do i cilesoja ose do i emertoja bebet e vogla, cfare te thuash per kete femer, sic duket ka pesuar ndonje demtim ne tru, nuk spjegohet ndryshe, mjer femija qe mbylli syte duke mos mare fryme, keqardhje per babain e djalit, mjer ajo per ate qe beri dhe nuk e di nese do roje dot me mungesen e famijes dhe me ate qe beri? Zoti e misherofte dhe i dhente zgjidhje per veten e saj. Zoti I ruajte mendjen e kokes ketyre njerezve.

    Përgjigju ↓