Kosova

E trishtë, babë e bir vdesin brenda 3 ditësh nga Covid-19 në Kosovë

20:13 - 25.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku një 29- vjeçar ka humbur jetën vetëm tre ditë pasi i kishte ndërruar jetë edhe i ati si pasojë e infektimit me Covid-19. Mësohet se i riu nga Lipjani, kishte edhe probleme tjera shëndetësore, por gjithsesi virusi kishte vështirësuar gjendjen e tij.




Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka thënë për Express se 29 vjeçari nga Lipjani është varrosur sot.

“Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë në Kosovë, në 24 orët e fundit, 10 persona kanë vdekur dhe 311 raste të reja të infektuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.