BOTA

Ekspertët britanikë: Kjo është mënyra e vetme për ta zhdukur plotësisht koronavirusin

14:10 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vaksinimi i kafshëve mund të jetë mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid të njerëzit. Lajmin e ka bërë të ditur Metro, ku shkruan se kjo gjë është deklaruar nga ekspertët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA).




Profesori i gjenetikes, Cock van Oosterhout, tha se vaksinimi i disa kafshëve është i nevojshëm. Më tej, ai tha se zhvillimi i diosa vaksinave për kafshët shtëpiake duhet që të konsiderohet si një masë paraprake për të zvogëluar rrezikun e infektimit.

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura mund të… jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake, ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik. Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me të vërtetë të konsiderohet zhvillimi i vaksinave edhe për kafshët,” tha ai.

Covid më parë përveç se njerëzve është zbuluar edhe në shumë kafshë shtëpiake, si qen dhe mace.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.