AKTUALITET

Emri/ I kërkuar nga Italia për organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet “i forti” i Shkodrës

21:06 - 25.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bledar Cafi, i konsideruar si një nga ‘të fortit’ e Shkodrës është arrestuar nga policia e këtij e këtij qyteti për llogari të shtetit Italian. Kjo pasi dyshohet si pjesëmarrës në organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike.




Dy ditë më parë forcat RENEA kanë bërë një kontroll në banesën dhe bizneset e tij, ndërsa sot pasdite është bërë arrestimi i tij. Pak kohë më parë OFL i solli formularin për ta plotësuar, por nuk u arrestua asokohe.

Emri i Cafit ka dalë disa herë në ngjarje kriminal në veri të vendit ashtu si edhe i të vëllait Gëzim Cafi. 41-vjeçari është akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001, por nuk është shpallur kurrë fajtor pasi hetuesit nuk gjetën prova të mjaftueshme për ta ndëshkuar.

Disa vite më parë ai u arrestua nga Interpol në Lyon të Francës, pas një udhër-arresti ndërkombëtar.
Nisur nga operacioni i OFL, më 13 maj, Cafit iu kërkua deklarimi i pasurisë megjithëse rezultoi se e vetmja pasuri e paluajtshme ishte në bashkëpronësi me 7 trashëgimtarë të tjerë, e fituar me dëshmi trashëgimie nga babai i tij Asllani, e legalizuar në vitin 2011 dhe e kaluar në bashkëpronësi në vitin 2017. Mbi këtë pasuri është ngritur resorti “Prince Of Lake”, i cili përbëhet nga disa biznese si lavazh, Bar-Kafe, Restorant dhe hotel. Po ashtu Cafi zotëron 45% të aksioneve në kompaninë e peshkimit “Dajlani” në Shkodër. Në emër të tij janë dhe dy automjete me vlerë 9500 euro në total.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Z. Braho Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur i del boja kesaj qeverie kriminale, fillon e ben sikur eshte e ndershme dhe areston te vetet, po a i beson me njeri keta te perlyerit e super krimeve? Kot e kane, te gjithe dine te bejne llogari, te gjithe shohin se sa shtepi, dyqane, lojra fati, bilardo, klinika dentare, palestra, hotele, ku jane te pajisura me mobilie, abazhure, shteter dhe kolltuqe teper luksoze, komoditet si ne filmat hollivudiane, thuajse keta pronare kane miniera ari, ndonese keto miniera jane siperfaqet e tokave me droge, plus kokaina dhe heroina vjen e paketuar nga vendet e Afrikes, Amerikes Latine, ku dhe atje kane pasuri te medha, tahmaja kaq e madhe te con ne humnere, sikur do rojne 150 vjet, asgje nuk do marin me vete, nje aksident, nje koronavirus, ose ky virusi tjeter qe eshte sajuar, dhe iken brenda javes, hani me nje luge, kaq nxe barku i shkrete, mos mendoni per brezat e ardhshem, secili te punoje per vete, po lakmove shume do te te dalin nga hundet. Zoti ju dhente mend dhe shendet.

    Përgjigju ↓