Kronikë

Gjendet një person i pajetë në një Përrua në Devoll, policia jep detajet e para

11:57 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Grapsh të Devollit.




Policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, por dyshohet se është emigrant i paligjshëm. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se personi në fjalë ka humbur jetën për shkaqe aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.