POLITIKË

Konkluzionet e prokurorisë italiane: “Investimi” i Ndranghetas në Shqipëri, një dyqan rrobash që doli me humbje

21:08 - 25.01.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Në përgjime del se ata dëshirojnë të investojnë në Shqipëri.




Por, ata kanë hapur vetëm një dyqan rrobash i cili ka dalë vetëm me humbje.

Ja konkluzioni i Prokurorise Italiane:

Në praktikë, pas më shumë se një viti udhëtimi në Tiranë dhe bisedimeve me njëri-tjetrin për investime imagjinare që do të bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi “investim” i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin prapë ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi “strategjik” i Ndraghetas në Shqipëri “Gallo Albania” sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.