AKTUALITET

Ndragheta dhe përgjimet/ Minxhozi: Duket si një histori shqiptare. Për sa kohë s’kemi prova nuk mund të ndërtojmë një kala me rërë

22:05 - 25.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për Skënder Minxhozin përgjimet e antimafias italiane për Ndraghetën duken më shumë si një histori shqiptare. Minxhozi tha në “Real Story” se për sa kohë që një njeri merret në gojë dhe nuk ka prova ai prezumohet i pafajshëm.




Sipas Minxhozit, nuk është mënyra e duhur për të ngritur një teoremë aq më pak në prag fushate.

“Fatosi e filloi shumë saktë me citimin e artikullit të Pasolinit. Bashkohem me të në atë shqetësimin që ai ka që më shumë se sa një dialog mes 4-5 mafiozëve të Jugut të Italisë që kërkojnë t’i shesin mend njeri-tjetrit, kjo është një histori shqiptare. Në qoftë se do kishim vënë 5 mafiozë shqiptarë që hanin dreka e darka do na dukej si një muhabet i shtëpisë sonë, që unë njoh filanin.

Nuk është racionale të shkurtojmë një pjesë të listës. Nuk është racionale ta fillojmë nga mishi i derrit dhe krerët e policisë dhe të harrojmë krerët e shtetit. Për sa kohë që një njeri merret në gojë dhe nuk ka prova ai prezumohet i pafajshëm dhe thjesht i marrë nëpër gojë për shkak të detyrës. Këtu fus presidentin, zyrtarët e tjerë të përmendur. Na duket tamam si bisedë shqiptare. Unë mendoj se kemi shumë para të pista në këtë vend e s’kemi nevojë të pastrojmë para të pista të Italisë. Na dalin tonat dhe mendoj se kemi dhe shumë.

Realisht ka një hetim kundërpërgjigje, pala tjetër nxjerr dhe foto të Bashës me Cezën etj. Deri sa nuk ka një provë që Ceza ka ardhur në Shqipëri, ka korruptuar krerët e shtetit, mendoj që për sa kohë nuk kemi prova nuk mund të ndërtojmë një kala me rërë. Realisht dihet që ka para të pista industria e ndërtimit, problemi është se secilit duhet t’i gjesh provën e ta çosh në burg. E kuptoj që një pjesë e opinionit publik janë shumë të revoltuar për mënyrën tumorale të zhvillimit që ka marrë ky vend që nuk është fare e pastër, që është me pare nën dorë, me ryshfete, por a është mënyra të marrim një dosje italiane ndërkohë që jemi në prag të fushate dhe ku çdo gjë është e përdorshme të ndërtojmë një teoremë? Unë mendoj që jo”, tha Minxhozi.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.