Kryesore

“Pas divorcit u ndava edhe nga vajza, se shoh prej 9 vitesh”, nëna rrëfehet mes lotësh: Ish-vjehrra më mashtroi

13:59 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Misioni i emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmetin është t’u qëndrojë pranë familjeve me probleme dhe pse jo edhe t’i ndihmojë për t’i kapërcyer ato.




Nisur nga ky qëllim këtë të hënë pjesë e emisionit ishte sërish Joana. Në fund të vitit të kaluar ajo rrëfeu në studio historinë e dhimbshme të jetës së saj. Për rreth 9 vjet ajo nuk kishte kontaktuar me të bijën pasi ishte divorcuar. E dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në një marrëdhënie toksike pasojat e të cilës i ndjen edhe tani Joana i dha fund kësaj martese, por për fat të keq humbi edhe të bijën. Hendekun e madh përveç divorcit e forconte edhe ish- vjehrra, e cila influencon të mbesën kundër nënës duke e bindur se ajo e ka braktisur.

Por në përballjen që pati në studio me ish- vjehrrën përpos toneve të larta në fund mori premtimin se do të lejohej të komunikonte me të bijën dhe do të mundej edhe i gjyshi ti shkonte për ditëlindje. Por kjo lumturi zgjati vetëm pak ditë. Tashmë telefoni dhe çdo rrjet social i vajzës është i mbyllur. Nënë e bijë serish kanë në mes një barrierë që i lë larg njëra-tjetrës. Çdo tentativë për të folur me vajzën ka dështuar dhe merr vetëm mesazhe paragjykuese që e lidhin me të shkuarën. Joanës vijon t’i refuzohet e drejta për të qenë nënë e vogëlushes e për t’i dëgjuar zërin.

Sot në studio Joana tregon çfarë ndodhi pas emisionit të parë.

“Të nesërmen e emisionit i çova sms në Whatsapp. Më pas të nesërmen doja ta merrja në telefon, por më thanë që i është prishur telefoni. Më pas ndërroi emrin në Instagram. Vuri emrin e të atit. Nuk mu përgjigj e pastaj më bëri bllok. Kur shkoi babi im në shtëpinë e tij qëndroi aty vetëm 30 minuta. Ata i thanë pse dolët në emision. Ne menduam për më të mirën:,- tha ajo.

Sot edhe babai i Joanës tregon si ishte takimi me mbesën pas 9 vitesh.

“Shkova e takova dhe i dhashë disa dhurata. Familjarët e saj nuk e lanë në asnjë moment vetëm me mua. Vajza ishte shumë e turpshme. Edhe unë e ndjeva veten në siklet sepse më priti shumë ftohtë.

Bëmë dhe pak debat me ish dhëndrin dhe ish krushkën sepse më thanë pse na nxore në televizor. Pas kësaj unë kam tentuar të flas me ata, por pa rezultat”,- tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.