Kronikë

Plagosi rëndë në kokë një të mitur, pranga 19-vjeçarit në Fier

08:47 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu E. R., banues në Strum të Roskovecit është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin Sh. M.

Si pasojë e goditjeve, i mituri ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.